Kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe homologia çeke, Marketa Pekarova Adamova vlerësuan marrëdhëniet mes dy shteteve, sidomos në tregti e turizëm. Praga zyrtare shprehu edhe një herë mbështetjen për anëtarësimin e shpejtë të vendit tonë në BE.

Marketa Pekarova Adamova: Jemi krenarë për marrëdhëniet mes Republikes Çeke dhe Shqipërisë sidomos në tregti e turizëm. Janë mbi 100 mijë turistë çekë që kanë ardhur këtë sezon në Shqipëri. Bashkëpunimi ynë është i lidhur ngushtë edhe me qëllimin e përbashkët integrimin e plotë të Shqipërisë në BE.”

Elisa Spiropali: Shqyrtuam mundësitë e rritjes së bashkëpunimit mes nesh. Kemi dëshmuar angazhimin për të promovuar stabilitet në rajon e më gjerë. Diskutuam mënyrat për potencial të mëtejshëm në marrëdhëniet me Republikën Çeke si partneritete për ndërtimin e të ardhmes. Diskutimet shkuan dhe më tej. Theksuam urgjencën e integrimit euro-atlantik të Kosovës duke mbështetur dialogun e Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë fjalës së saj në parlament Adamova ka theksuar se vendi i saj synon që shtetet ballkanike të bëhen sa më parë pjesë e BE-së.

Klan News