Problemet me dëmtimet edhe te kombëtarja Çeke. Mbrojtësit Krejçi, Viti dhe Zima, por edhe mesfushori Kalvach janë larguar nga grumbullimi për arsyeje shëndetësore. Mungesa të rëndësishme për rivalët e kuqezinjve për sfidën e 16 Nëntorit ndaj Shqipërisë.
Zima humbet takimin e “Air Albania” për arsye gripale, duke munguar edhe në ndeshjen e kampionatit të Slavias së Pragës.
Viti nuk ia ka dalë të rikuperohet në kohë nga dëmtimi, teksa Krejčí mungoi për të njëjtën arsye me Girona. Kalvach ishte edhe i pafat, pasi në fundin e sfidës së fundjavës shfaqi probleme fizike, duke humbur shansin për të ndihmuar ekipin çek. Mungesa me tepër peshë për trajnerin Ivan Hasek, i cili ka grumbulluar vetëm dy futbollistë për të mbushur këtë boshllëk.
Shqipëria nuk është kundërshtari i vetëm për Republikën Çeke. Tre ditë më pas ata do presin Gjeorgjinë në ndeshjen finale të grupit B1 të Ligës së Kombeve. Aktualisht, çekët kryesojnë me 7 pikë, ndjekur nga Gjeorgjia e Shqipëria me 6 dhe Ukraina me 4 pikë.
Klan News