Që prej Europianit, Qazim Laçi është një prej lojtarëve më të dashur të kombëtares shqiptare. Ai foli pas barazimit me Çekinë për Tv Klan ku tha se rezultati ishte i duhur për mënyrën si u zhvillua loja.
“Këto 25 minuta e para nuk ishin dhe më të mirat, u dhamë shumë hapësira kundërshtarit. E kishim mendjen sepse i njohim kundërshtarët se do vazhdonin me topa të gjatë. Ishim përgatitur për atë në minutat e para. Në momentet kur e kishim, nuk e kemi mbrojtur mirë topin. Besoj ajo na prishi pak dhe nuk na dha konfidencë për ta mbajtur më mirë topin.
Të dyja ekipet ishim më të mirë të mbrojtura. Ata patën ca raste për të shënuar. Ishim me fat, pastaj kështu si eci loja besoj se zero me zero ishte dakord”, tha Laçi.
Ndeshja me Çekinë përfundoi barazim pa gola. Tashmë Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit në Tiranë më 19 Nëntor kundër Ukrainës. Sfida do të transmetohet në Tv Klan./tvklan.al