Shqipëria barazoi pa gola me Çekinë në shtunën në Tiranë, duke mbetur në garë për vendin e parë në grup në Ligën e Kombeve.
Diferenca është vetëm 1 pikë me përfaqësuesen çeke që është në krye, por me Ukrainën do të duhet medoemos 1 fitore dhe të shpresohet që takimi tjetër të mbyllet në barazim.
Para nisjes së sfidës Federata Shqiptare e Futbollit nderoi Bekim Balajn, Odise Roshin, Ermir Lenjanin e Klaus Gjasulën, të cilët vendosën ta mbyllin me Kombëtaren.
Sylvinho e nisi me të njëjtin formacion si në takimin me Gjeorgjinë në Tbilisi, duke i besuar në qendër të sulmit Tucit.
Çekia filloi më vrullshëm takimin aq sa brenda 1 minute goditi 2 herë traversën.
Kundërshtarët mbajtën kuqezinjtë nën presion, duke mos i lejuar shumë. Shqipëria krijoi aksionin e parë të rrezikshëm në minutën e 17’.
Në minutën e 30’ Seferi u përfshi në lojë në vend të Asanit të dëmtuar. Shqipëria përmirësoi lojën në 10 minutat e fundit të pjesës së parë ku rastin më të favorshëm për të shënuar e pati Laçi.
Pas pushimit Kombëtarja hyri në fushë më kërkuese dhe Tucin që pati një mundësi të mirë në minutën e 54’, por portieri Kovar ndali goditjen e tij.
Edhe çekët nuk qëndruan vetëm në mbrojtje, por Strakosha dhe futbollistët kuqezi nuk lejuan gol.
Në të 72’ Bajrami i la vendin Muçit. Minuta pati edhe për Uzunin dhe Abrashin, por përpjekjet e bëra nuk ndryshuan rezultatin.
Në ndeshjen tjetër të grupit Ukraina barazoi 1 – 1 me Gjeorgjinë në Batumi.
Shqipëria do të presë të martën Ukrainën po në Tiranë në sfidën e fundit në grupet e Ligës së Kombeve që do ta ndiqni sërish në TV Klan.
Tv Klan