Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër rikthehet për të tretin vit radhazi në Tiranë. Organizuar nga Iceberg Exhibitions në Pallatin e Kongreseve, panairi është i hapur në datat 20 dhe 21 nëntor.
Ekspertë, sipërmarrës dhe liderë të industrisë janë bërë bashkë për të diskutuar dhe prezantuar zgjidhje inovative në fushën e energjisë dhe ndërtimit, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
Energjia e rinovueshme, eficenca energjetike për gjithë sektorët, eficenca në ndërtim, impakti në mjedis dhe ekonomia qarkulluese janë në fokus të panairit.
Panairi mundëson një ndërveprim të drejtpërdrejtë mes prodhuesve, furnizuesve dhe konsumatorëve. Ky event, që promovon ndërtimin e kapitalit njerëzor përmes arsimit dhe inovacionit, shënon një hap të rëndësishëm përpara në tranzicionin energjetik të Shqipërisë dhe përparimin e rajonit në drejtim të qëndrueshmërisë.
Tv Klan