Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në rrjetet sociale projektin e ri për ujërat termale të Bënjës.

Kreu i qeverisë thotë se puna do të nisë së shpejti dhe falë projektit do të krijohen kushtet për ta shijuar deri në fund atë bukuri të rrallë.

“Mirëmëngjes dhe me projektin e ri të ripërtëritjes së një destinacioni krejt special të krijuar nga natyra e të dëmtuar nga dora e robit – Ujërat Termale të Bënjës – ku pavarësisht dëmtimeve, vizitorët dhe turistët janë shtuar vit pas viti, e ku ky projekt që nis së shpejti do të krijojë kushtet për ta shijuar deri në fund atë bukuri të rrallë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama./tvklan.al