Boksieri shqiptar fitoi medalje bronzi në Beograd
Fituesi i medaljes së bronzit në Kampionatin Botëror të boksit të zhvilluar në Beograd, Alban Beqiri u vlerësua kështu nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.
“Ne ju kemi përgatitur një certifikatë mirënjohje. Ne duam që të përfaqësoheni edhe me logon e KOKSH-it dhe këto janë për ju”, tha Fidel Ylli, President i KOKSH-it.
Kësaj here ai dhe Denis Nurja e Ariol Zeneli, kampion Ballkani dhe medalist në Europianin U18, nuk patën shpërblim financiar. Fondet mund të jenë për ndonjë herë tjetër, u tha Presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli.
“Komiteti Olimpik është një organizatë jo-fitimprurëse dhe ato para që do të vijnë do të jenë të gjitha për ju për projektet e shumta që kemi”, u shpreh Ylli.
Alban Beqiri tregoi edhe se si arriti deri te medalja edhe pse me probleme fizike pas duelit të dytë.
“Pas duelit të dytë pësova një krisje, që më shoqëroi edhe në të tretin dhe të katërin, por duhet të isha në ring në gjysmëfinale, pasi nuk doja të isha i katërti në këtë botëror”, tha Ylli.
Alban Beqiri synon të japë të tjera medalje Shqipërisë, ndërsa rëndësi kanë Lojërat Olimpike Paris 2024.
Tv Klan