Shqipëria mori disa medalje në Kampionatin Ballkanik të boksit të zhvilluar në Serbi. Alban Beqiri dhe Besian Karaj janë shpallur kampion Ballkani, Kris Bushi nënkampion ndërsa Stiven Xixi mori bronz. Beqiri ia doli të sigurojë këtë titull për të dytën herë në karrierë pas atij të fituar në vitin 2021. Alban Beqiri triumfoi në 3 duele për të marrë të artën për të rritur në peshën deri 71 kilogramë.

Në finale ai mundi ukrainasin Matiakubov. Alban Beqiri suksesin më të madh në boksin amator e ka në Botërorin e 2021 ku mori medaljen e bronzit. Besian Karaj triumfoi në peshën deri 71 kilogramë për të rinj. Ai mundi në finale ukrainasin Voznyi.

Kris Bushi mori medaljen e argjendit për të rritur në peshën deri 63,5 kilogramë. Bushi mbërriti deri në finale ku u mund nga moldavi Caravan. Stiven Xixi u rendit i treti për të rinj në peshën deri 54 kilogramë.

Tv Klan