Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nderoi me medalje mirënjohjeje dy kampionët e rinj në boks, pjesë e Sport Klub Tiranës. Esmeralda Novruzaj, fituese e medaljes së bronzit në Kampionatin Europian U23, dhe Alban Beqirin, kampion Ballkani. Veliaj i falenderoi sportistët për kontributin e jashtëzakonshëm në ngritjen lart të emrit të Tiranës dhe të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare.

“Unë e di që ju keni shumë medalje, por do të doja shumë që në atë murin tuaj të medaljeve të bashkohej edhe medalja e mirënjohjes e Bashkisë së Tiranës dhe Sport Klub Tiranës, së pari, sepse ju kemi tanët dhe se po vjen një frymë e re, një frymë shumë e mirë për Sport Klub Tiranën. Medalja e mirënjohjes së qytetit është një mënyrë për t’ju thënë se nuk ju harrojmë, që e dimë se po punoni shumë-shumë fort”.

Kryebashkiaku theksoi rëndësinë e krijimit të mundësive më të mira për trajnime dhe gara ndërkombëtare për sportistët shqiptarë.

Tv Klan