Solidarizim mes kolegesh. Aktorja Hazal Kaya, ka reaguar ashpër ndaj lajmeve në median turke lidhur me kolegen e saj, Tuba Buyukustun, e cila raportohet se ka investuar më shumë se 1 milionë euro për të blerë një shtëpi në Paris.

Pyetjeve të ngritura nga media se “Ku i ka fituar këto para Tuba”, Kaya iu përgjigj me ragimin: “Ç’është kjo paturpësi! Si është e mundur që mund të shkruani lajme të tilla?”

Sipas saj, Tuba (Elif e serialit “Diamante dhe Dashuri, Syhan e Serialit “Xhesuri dhe e Bukura”) është një grua, e cila prej vitesh fiton para me djersën e ballit dhe siç duket bën edhe investimet e duhura.

Kaya (Maral e serialit me të njëjtin emër) akuzoi median për diskriminim gjinor, teksa kujtoi se kur aktorët blejnë makina, ato hapen me titujt “lodra e re e…”, ndërsa për aktoret bëjnë lajme të tilla.

Aktorja turke tha se është e domosdoshme që media të rregullojë gjuhën e sjelljen e saj dhe të jetë e vetëdijshme për pasojat e diskriminimit gjinor dhe dhunës në shkrimet e saj.

Haberturk” raporton se reagimi i Kaya në rrjetet sociale solli edhe fshirjen e lajmit nga një gazetë, emri i së cilës nuk bëhet i ditur. /tvklan.al