Kryeministri i vendit Edi Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi në rubrikën e tij “Sy m’Sy” në rrjetet sociale u ndal edhe tek opozita, ku nuk kurseu ironinë ndaj përfaqësuesve të saj.
Rama u shpreh se në PD nuk ka demokraci, dhe kjo u reflektua qartë në procesin e primareve, të cilat sipas tij nuk u morrën parasysh nga vetë kryetari i partisë Sali Berisha.
Ndër të tjera kreu i qeverisë u shpreh se në zgjedhjet e 11 Majit nuk është më çështje partish, por çështja është më e madhe se kaq dhe kjo lidhet me gjeopolitikën
“Mbajeni s’ka problem. Unë them që kjo punë nuk është kështu dhe për më tepër në zgjedhjet e 11 Majit nuk është çështjesh partish si asnjëherë tjetër. Nuk ishte çështje partish në ’91-’92 kur u përmbys edhe zyrtarisht edhe me votë sistemi i vjetër. Njerëzit votuan për PD atëherë, unë s’kam votuar atëherë, nuk më vinte erë e mirë. Populli e votoi masivisht me të drejtë se nuk kishte tjetër, sepse ishte një votë gjeopolitike. Për herë të parë që atëherë, më 11 Maj është votë gjeopolitike. A do të hysh në BE? Apo për mustaqet e Kujtim Gjuzit do sakrifikosh veten tënde para pasqyrës. Që do të të vijë nesër zor kur të thuash se nuk votova për të hyrë në BE sepse e fus unë Shqipërinë në BE me PS. Jo bufi i kënetës, apo qilimat fluturues që dalin dhe ulërasin si me qenë kopje të vogla të bufit dhe thonë jemi parti të reja dhe shajnë. Nuk e fusin ata. Nuk kanë lidhje ata me këtë punë. Janë 1000 vetë çuna e goca që punojnë. Merre pasaportën dhe fute Shqipërinë në BE. Nuk ka demokraci, por buf kënete se e pe vetë me primaret”, u shpreh Rama.
Një koment Rama e pat edhe për Lulzim Bashën për të cilin nuk e kurseu përsëri ironinë.
“Live nuk e fus dot se është duke flejt tani, por do t’i jap një përgjigje se më ka kërkuar dje prap, por leje të flej edhe icik. Po është akoma në gjumë se nga 12 zgjohet. Nuk zgjohet ai, ja fut gjumit. Feston vitin e ri, të nesërmen fle gjum dhe zgjohet në pranverë. Pranvera për të fillon në 22 Qershor, por është zgjuar këtë herë më ka surprizuar”, thotë Rama./tvklan.al