Kryeministri Rama parashikon që bufi i kënetës sipas tij nuk ka asnjë shans të fitojë më 11 Maj.
“E keni pa listën e bufit si e ka bo? Listë për opozitë qëndrestare. E di bufi më mirë nga të gjithë që s’ka asnjë shans dhe ka bo një listë për opozitë qëndrestare, domethënë për kuakuakua, që kur bëjnë kuakuakua as nuk shohin, as nuk dëgjojnë po vetëm kuakuakuojnë”, u shpreh Edi Rama.
Rama solli si shembull ato që i konsideroi si pseudoprimaret e PD.
“U çun demokratët e Kavajës, shkun votun atje për ato pseudoprimaret. Votun, nxorrën dhe kandidatin më të votum në të gjithë Tiranën dhe në fund tak, e hongri bufi. Ua hongri bufi kandidatin”, tha kreu i qeverisë.
Rama thotë se në gati 12 vite qeverisje ka bërë shtet dhe dëshmi e kësaj, sipas tij është ecuria e negociatave me BE.
“Në zgjedhjet e 11 Majit, nuk është çështje partish fare. Me 11 Maj është një votë gjeopolitike për të hyrë në Bashkimin Europian”, tha Rama.
Klan News