Kryetari i gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, sqaroi përplasjen mes institucionit që ai drejton dhe Gjykatës Kushtetuese për vakancën e gjyqtares Holta Zaçaj.
“Kushdo që do të ishte në komisionin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë do ta bëntë këtë veprim që lidhet me shpalljen e garës për kandidatin në gjykatën Kushtetuese të përcaktuar nga Gjykata e Lartë.”
Gjatë fjalës së tij Sadushi theksoi se është ulur numri i dosjeve stok.
“Puna voluminoze prej 32.393 vendime të dhëna në katër vjet evidenton dukshëm tejkalimin e backlogut, i cili aktualisht është ulur në 18,665 çështje.”
Kreu i Gjykatës së Lartë theksoi se numri i rekurseve që nuk e kalojnë testin e pranueshmërisë është i lartë. Ai u bëri apel avokatëve që të mos bëjnë rekurse që nuk plotësojnë kriteret ligjore.
Sadushi theksoi se KLGJ ende nuk ka marrë një vendim për plotësimin e vakancës së krijuar në Gjykatën e Lartë pas humbjes së jetës së gjyqtarit Dariel Sina.
Klan News