Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë dhe Gjykata e Lartë e Kasacionit të Republikës së Italisë, kanë hedhur sot një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e gjyqësorit!

Kryetarët e të dy gjykatave z. Sokol Sadushi dhe znj. Margherita Cassano, kanë nënshkruar në Romë një marrëveshje bashkëpunimi mes tyre duke u angazhuar për të forcuar lidhjet dhe shkëmbyer përvojën ndërmjet dy sistemeve gjyqësore.

“Kjo është një marrëveshje historike, sepse është hera e parë që dy gjykata të këtij niveli krijojnë një partneritet të tillë. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të shtojmë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e ndërsjelltë të përvojës dhe të praktikave më të mira, duke marrë parasysh vlerat, por edhe ngjashmëritë e të dy sistemeve, që do ndikojë drejtpërdrejtë edhe në cilësinë e veprimtarisë gjyqësore dhe përmirësimit të aftësive profesionalë të gjyqtarëve e stafit mbështetës. Ne jemi të lumtur që po përjetojmë një moment kaq të rëndësishëm në historinë e Gjykatës së Lartë!”, thuhet në njoftimin zyrtar të GJL.

/tvklan.al