Më aktiv, më i lumtur
Lumturia është edhe çështje eksperience. Kjo e fundit përveç leksioneve të jetës që na jep, është edhe burim i drejtpërdrejtë i asaj që kërkojmë gjatë ekzistencës sonë, lumturisë.
Sipas kërkuesve të universitetit të Miamit dhe atij të Neë York në studimin e publikuar në revistën Nature Neuroscience, në thelb, kush gjatë ditës lëviz me shumë, takon dhe shkëmbehet me më shumë njerëz, i shton larmi rutinës, pra bën më shumë gjëra, është mesatarisht më i gëzuar dhe me gjendje shpirtërore shumë herë më tepër pozitive.
Në botën e kafshëve, mjediset më të pasura me stimuj, reflektohen në mirëqenie. E njëjta gjë vlen edhe për njerëzit, theksojnë autorët, që shprehen se duke jetuar në një ambient më dinamik dhe mundësi të shumta për eksperienca të reja qofshin këto profesionale, miqësore apo personale, jemi më të kënaqur. Por të gjitha këto duhen shfrytëzuar dhe njeriu duhet të eksplorojë e të jetë i hapur për të rejat.
Studiuesit kanë kryer eksperimente duke vëzhguar sjelljet e 132 vullnetarëve në raste të ndryshme dhe rezultoi se grupi që lëvizte më shumë, pra vizitonte mjedise të ndryshme, kishte gjendje shpirtërore më të mirë.
Klan Plus