Pasagjerët të cilët ndodheshin në avionin që u rrëzua në Aeroportin Ndërkombëtar të Torontos, kanë shprehur habinë e tyre se si i shpëtuan këtij aksidenti pa pasoja serioze.
Avioni, i cili u rrëzua të hënën për shkak të erërave të forta, rrëshqiti përgjatë pistës para se të përmbysej me kokë poshtë, duke sjellë frikë tek pasagjerët. Siç shkruan BBC, disa prej 80 personave në bord përfunduan të varur me kokë poshtë, teksa ishin akoma të lidhur me sediljet e tyre.
Analistët e lidhin rënien e avionit me temperaturat e ulëta të dimrit, por nuk përjashtojnë mundësinë që ai të ketë goditur diçka.
Një prej pasagjerëve, Pete Carlson u shpreh për CBS se ishte një përplasje shumë e fortë.
Por si mbijetuan të gjithë pasagjerët nga ky incident?
“Ti mbijetosh kësaj përplasje është vërtetë për t’u mahnitur pasi trupi i avionit kishte mbetur i paprekur”, u shpreh një pasagjer i quajtur Ronan.
Ndërsa profesori i sigurisë, Graham Braithwaite sqaroi se avionët janë të projektuar që në evente të tilla, pasagjerët të pësojnë sa më pak dëmtime.
“Dizanji i shpinës së sediljes apo tavolinës në të cilën mbahen gjërat, lehtësojnë procesin për të mbijetuar dhe rripi i sigurimit është i rëndësishëm”, tha Braithwaite.
Fatmirësisht nga ngjarja pati vetëm të lënduar, të cilët morën trajtim mjekësor në spitalet lokale. /tvklan.al