Të mbijetuarit nga avioni i Azerbajxhan Airlines që u rrëzua në Kazakistan thanë se dëgjuan zhurma shpërthimi ndërsa avioni iu afrua destinacionit të tij fillestar, Groznit në Rusinë Jugore. Fluturimi J2-8243 u rrëzua të mërkurën pranë qytetit Aktau të Kazakistanit pasi u devijua nga një zonë e Rusisë Jugore. Të paktën 38 vetë u vranë, ndërsa 29 mbijetuan. Zulfugar Asadov, një anëtar i ekuipazhit i aeroplanit të rrëzuar, tha se ai vetë u plagos në krah si pasojë e “goditjeve të jashtme”. “Një pasagjer është plagosur gjithashtu”, shtoi ai.
“Nga goditjet e jashtme kuptova se isha plagosur. Unë vetë jam plagosur në krah. Edhe një pasagjer ka mbetur i plagosur në këmbë. Në atë moment, njerëzit që u përfshinë nga paniku dhe ne u përpoqëm t’i qetësojmë.”
Një tjetër e mbijetuar, Vafa Shabanova, i tha Reutersit se ndjeu dy shpërthime. Pasagjerët thanë gjithashtu se pati problem me nivelet e oksigjenit në kabinë pas shpërthimit.
Azerbajxhani Airlines pezulloi të gjitha fluturimet drejt qyteteve ruse të premten dhe tha se konsideron se përplasja u shkaktua nga “ndërhyrje e jashtme fizike dhe teknike”.
Katër burime me njohuri për gjetjet paraprake të hetimit të Azerbajxhanit për katastrofën i thanë Reutersit se mbrojtja ajrore ruse e kishte rrëzuar gabimisht avionin e pasagjerëve. Rusia ka bërë thirrje se është e rëndësishme të pritet që hetimi zyrtar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.
Klan News