Nusret Gökçe është gjithmonë në qendër të mediave si kuzhineri më i famshëm në botë. 38-vjeçari i lindur në Turqi, i njohur si Salt Bae, u bë i famshëm disa vite më parë, pasi u bë virale një video që shfaqte metodën e tij të pazakontë të aplikimit të erëzave në biftek. Ai tani zotëron më shumë se 15 restorante në qytete anembanë botës, duke përfshirë Dubain, Majamin dhe Londrën, dhe klientë të famshëm si Conor McGregor, P Diddy, David Beckham dhe Leonardo DiCaprio që thuhet se janë fansa të ushqimeve të linjës së restoranteve.
Pjatat në restorantet e tij janë jashtëzakonisht të shtrenjta, ku një biftek i mbuluar me ar në restorantin e tij në Londër kushton mbi 1,400 £.
Së fundmi, ajo që ka marrë vëmendjen e të gjithëve ka qenë artistja e njohur shqiptare, Loredana e cila ka qenë në një ndër restorantet e tij. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Nusret, i cili ka publikuar një foto në InstaStory së bashku me artisten./tvklan.al