Ashtu si dhe e kishte bërë me dije, Mozzik ka sjellë për të gjithë fansat e tij projektin më të ri muzikor. Kënga e re ka ardhur nën titullin “Shko” dhe është projekti i dytë muzikor të albumit të reperit “Lamboziki”.

Tekstin e ka shkruar vetë ai dhe i kushtohet një dashurie, në fjalët e së cilës thuhet se ka dhënë shumë ndërsa partnerja asgjë.

“Zemrën e ke prish me selikon,

Vec ki dasht ti me prish veç qejfin tonë,

Kurrkujt ma shumë se ty qiky refren s’pi shkon,

Hajde e kryjm bashk,

Please ma cingrron…”

Reperi ka publikuar një pjesë të këngës në rrjete sociale, ku kanë qenë të shumtë ata që e kanë përgëzuar, ndërsa nuk kanë munguar as rezervat ndaj tij. Ndjekësit janë të bindur se ky është një diss i hapur ndaj Loredanës.

“Diss dhe diss”, shkruan një prej tyre.

“Një tjetër këngë për Loredanën. Deja vu”, shkruan një tjetër.

“Na mungon Mozzik i Xhelozi dhe Kokaina”, komenton dikush.

Si thoni ju, është apo jo një “diss” ndaj Loredanës?/tvklan.al