Reperja e njohur shqiptare, Loredana ka postuar një foto nga spitali duke i shqetësuar të gjithë ndjekësit e saj. Në imazhin që ajo ka publikuar në InstaStory vihet re me një vigon në krah teksa merr një serum.
Artistja nuk ka shkruar asgjë krahas fotos duke mos zbuluar se çfarë i ka ndodhur dhe nëse ka ndonjë problem shëndetësor.

Nuk përjashtohet mundësia që kjo foto të jetë pjesë e ndonjë sekuence nga ndonjë videoklip i radhës pasi shpeshherë Loredana ka publikuar foto mjaft të dyshimta nga projektet e saj muzikore. Sjellim në vëmendje se në verën e muajit të kaluar reperja publikoi një foto teksa mbante në krahë një fëmijë duke i bërë të gjithë të dyshojnë se është bërë nënë për herë të dytë, por në fakt ai moment ishte pjesë e një videoklipi./tvkan.al