Për programin “Historia ime”, në TV Klan në një lidhje në Skype nga Venecia ishte ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.
Për De Biasin ka filluar java e tretë në karantinë dhe e pranon që nuk është e lehtë, por bën thirrje edhe për gjithë shqiptarët që duhet të jenë si një skuadër e bashkuar.
Më tej, ish-trajneri shprehet se këto ditë i mungon së tepërmi të takojë njerëz dhe i vjen keq për jetën e mëparshme, para izolimit.
Mirela Milori: E sata ditë është në karantinë për ju?
Gianni De Biasi: Janë dy javë, e treta filloi tani. Nuk është e lehtë sinqerisht, por duhet t’ja dalim, e them sepse e di që në Shqipëri keni të njëjtat kufizime si ne. E them për të gjithë shqiptarët, që duhet të jeni një skuadër e bashkuar, duke qenë një popull i vogël me pak njerëz është më e thjeshtë për ta mbajtur të izoluar virusin. Por nëse të gjithë dalin lirshëm në rrugë, sikur nuk ka ndodhur asgjë, në fund duhen paguar pasojat dhe kjo është diçka që duhet ta shmangni medoemeos. Shikoni problemet që kemi në Itali, kemi sistem shëndetësor të nivelit të lartë, por të pamjaftueshëm për të mposhtur këtë problem.
Mirela Milori: Çfarë ju mungon më shumë në këto ditë?
Gianni De Biasi: Më mungon fakti që nuk takoj njerëz, mua më pëlqen të rri mes njerëzve dhe mos jem i izoluar. Tani jam vetëm prej shumë kohësh, do doja të dilja. Më vjen keq për jetën e mëparshme, për lirinë, për kohën pa mendimet kur mund të mbarojë kjo karantinë, kjo situatë emergjente. Problemi i vërtetë do jetë t’’u besojmë njerëzve, ti përqafojmë, nuk do jetë e lehtë./tvklan.al