Të dielën e parë të vitit, Golden Globes bashkoi yjet e Hollivudit. Shumë personazheshe të famshme shkëlqyen me veshjet e tyre në Beverly Hilton përpara ceremonisë së parë të çmimeve kryesore të sezonit.
“Është një gjë shumë e çuditshme nga perspektiva antropologjike që ne bëjmë,cdo vit është i ndryshëm, por duket sikur është një vit shumë energjik dhe është vërtet emocionuese”, tha Cate Blanchett.
Tilda Swinton, e nominuara për aktoren kryesore për “The Room Next Door” u shpreh kështu:
“Është shumë familjare ,e cila mund të jetë një gjë e mirë nëse shihet përmes një këndvështrimi të caktuar. Besoni apo jo dikur ishte më kaotike se kjo”, tha Tilda Swinton.
Tapeti i kuq ishte i mbushur personazhe të filmit dhe showbizz që nga Glenn Close dhe Elle Fanning të Harrison Ford dhe regjisori i ‘Dune’ Denis Villeneuve.
Kur u pyet nëse mësoheni ndonjëherë me përvojën, aktori Diego Luna i tha Reuters:
“Jo, nuk mundesh, nuk duhet, nuk është e shëndetshme. Është mirë të jesh i impresionuar, i tronditur. “, tha Diego Luna.
Aktori i James Bond, Daniel Craig e përshkroi ngjarjen si “një shfaqje të lavdishme”.
“Mund të them është e mrekullueshme dhe stresuese dhe gjithçka në të njëjtën kohë”, tha Daniel Craig.
Golden Globes rezultuan nje ogur i mirë për kinemanë franceze dy muaj para çmimeve Oscar. “Emilia Pérez” u shpall filmi më i mirë muzikor dhe filmi më i mirë në gjuhë të huaj. Aktorja Zoe Saldaña fitoi çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor për interpretimin e saj, ndërsa kënga e filmit, “El Mal”, u vlerësua si kënga më e mirë origjinale.
Ndërkohë, “The Brutalist” u shpall filmi më i mirë dramatik. Regjisori Brady Corbet fitoi çmimin për regjisorin më të mirë, ndërsa Adrien Brody mori çmimin për aktorin më të mirë në një dramë. Filmi “Flow” u shpall filmi më i mirë i animuar, ndërsa “Wicked” mori çmimin për arritje kinematografike dhe sukses në arkëtime.
Në kategoritë televizive, seriali “Shogun” u shpall seriali më i mirë dramatik, ndërsa Anna Sawai, Hiroyuki Sanada dhe Tadanobu Asano fituan çmime për interpretimet e tyre. “Hacks” seriali më i mirë muzikor, me Jean Smart që mori një çmim për performancën e saj. Seriali “Baby Reindeer” fitoi në kategorinë e miniserialit më të mirë ku Jessica Gunning u vlerësua për rolin e saj.
Fitues të tjerë individualë përfshijnë: Fernanda Torres, Kieran Culkin, Jeremy Allen White, Colin Farrell, Sebastian Stan, Demi Moore dhe Jodie Foster. Ali Wong mori çmimin për performancën më të mirë stand-up në TV.
Surpriza e mbrëmjes ishte edhe aktorja Demi Moore që mori çmimin e parë “Golden Globe”. Në kategoritë e filmit, Peter Straughan fitoi çmimin për skenarin më të mirë për “Conclave”, ndërsa Trent Reznor dhe Atticus Ross u vlerësuan për muzikën më të mirë origjinale në “Challengers”.
Ceremonia u drejtua nga Nikki Glaser dhe ndau çmime në 27 kategori për film dhe Televizion.
Ky ishte edicioni i 82-të i Golden Globes, i cili u transmetua drejtpërdrejt nga Beverly Hilton në CBS dhe Paramount+.
Klan News