Nëse mendoni se shumë shpejt do të hedhim pas një vit plot të papritura si 2020, mos e merrni për bazë si ide.
Sipas kalendarit Maja, teoria Bonkers parashikon se bota do të shkatërrohet pak ditë parapara Krishtlindjeve. Pra të hënën e 21 Dhjetorit.
Orbita e Jupiterit dhe Saturnit do afrohen aq shumë sa do të ngjajnë si një planet i vetëm. Një gjë e tillë, rastis me ditëlindjen e Pastorit evangjelist Pol Begley, i cili në bazë të kalendarit Maja, hedh pretendimet për fundin e botës.
Pasi Majat pretenduan se 21 Dhjetori 2012 do të ishte fundi i botës, shumë studiues të teorive konspirative mendojnë se u përllogaritën gabim të tilla data, pasi në fakt mund të ndodhë tetë vjet më vonë, pra tani në 2020.
Por Evangjelistët kanë pasur pafund parashikime për fundin e shumë gjërave në të shkuarën, që fatmirësisht nuk kanë rezultuar të vërteta. /tvklan.al