Teksa kanë mbetur më pak se një javë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, votuesit në Michigan shprehin frikën e tyre përpara 5 Nëntorit.

“Unë mendoj se frika ime më e madhe në këto zgjedhje është se a do të jemi më të bashkuar? Ne po humbasim bashkimin tonë të shteteve dhe kjo më frikëson. Dhe nuk më intereson se në cilën anë jeni ju, por ne të gjithë duhet të mblidhemi dhe pa marrë parasysh se kush fiton.”

Për disa të tjerë frika më e madhe është rikthimi i kandidatit republikan Donald Trump.

“Epo, fakti që Trump mund të zgjidhet dhe gjithçka që ai përfaqëson është shqetësuese për mua. Gjëja më e frikshme do të ishte ndoshta nëse nuk dalin mjaft njerëz për të votuar.”

“Harris fiton, për të qenë e sinqertë.”

Michigan është një nga shtatë shtetet e fushëbetejës që mund të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve, së bashku me Pensilvaninë, Wisconsin, Arizonën, Xhorxhinë, Nevadën dhe Karolinën e Veriut.

Në vazhdën e konfliktit në Lindjen e Mesme, shumë vëmendje po i kushtohet popullsisë arabe të shtetit, më e madhja në Shtetet e Bashkuara.

“Rëndësia e votës arabo-amerikane qëndron në kufijtë që do të reflektohen në ditën e zgjedhjeve kur numërohen votat. Nëse Trump mund të fitojë në atë komunitet të veçantë, ai mund ushqehet me epërsinë që një demokrat mund të ketë pasur diku tjetër.”

Michigan miratoi një ligj në 2022 që lejonte përpunimin paraprak të fletëvotimeve me postë. Punonjësit zgjedhorë në Detroit tani kanë tetë ditë për të verifikuar dhe skanuar fletëvotimet. Mbi 60 milionë vota thuhet se kanë hedhur votën e tyre ose me postë, duke përfshirë edhe në shtetin e Miçiganit.

Klan News