Nuk prodhuan fitues dy sfidat e para në Ligës së Kampioneve për këtë të mërkurë, të vlefshme për raundin e tretë.

Atalanta barazoi pa gola në shtëpi ndaj skocezëve të Celtic. Titullar në këtë sfidë për italianët ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, që e bëri punën e tij mësë miri, duke shpëtuar ekipin e tij nga pësimi i golit. Me këtë barazim, Atalanta mban vendin e 12-të me 5 pikë.

Bayer Leverkusen u ndal në transfertën franceze ndaj Brest. Gjermanët barazuan 1-1, duke u ndalur kështu pas dy fitoreve radhazi.

Skuadra e Brest konfirmoi momentin e mirë në Champions, pasi në tre ndeshje të luajtura deri tani, kanë marrë dy fitore dhe këtë barazim. Francezët janë ngjitur përkohësisht në vendin e tretë me shtatë pikë, po aq sa Leverkusen e vendit të katërt. /tvklan.al