#Check-in #TvKlan | Emision nga Albana Nanaj
Të vizitosh Palermon është si të lexosh një libër të historisë së lashtë, një vëllim me shumë kapituj, të gjithë për t’u shfletuar dhe lexuar me vëmendje të përpiktë.
Një vendtakim i qytetërimeve të largëta, pikëmbështetje e autonomisë së Sicilise dhe pikënisje e bashkimit të Italisë, Palermo është qyteti simbolik i historisë dhe kulturës siciljane.
Kryeqyteti i Sicilisë.me një shtrirje prej 161 km2 dhe një popullsi metropolitane prej 1,3 milion banorësh, Palermo është qyteti i katërt më i madh në Itali dhe i 5-ti për nga numri i banorëve.
Palermo është një metropol që ka magjepsur gjithmonë vizitorët e tij me kulturat, zakonet, artin, mitin dhe traditat e lashta që bashkëjetojnë dhe ndërthuren duke i dhënë qytetit një mijë fytyra herë-herë arabe dhe normane, herë-herë evropiane, por gjithnje shume mesdhetare.
Themeluar nga fenikasit në shekullin e shtatë para erës sonë me emrin Ziz që do të thotë lule, qyteti u pushtua nga romakët të cilët i dhanë emrin Panormus nga greqishtja, i gjithi port. Prej nga rrjedh edhe emri aktual “Palermo”.
Qyteti përjetoi periudhën e tij të shkëlqimit më të madh nën dominimin arab kur u bë një nga qendrat kryesore islame në Perëndim, periudhë në të cilën shënoi bashkëjetesën midis kulturave arabe dhe normane që e pasuan atë në atë kohë. Kalimi mes dy dominimeve të ndryshme do t’i japë qytetit dhe stilin e tij karakteristik duke e listuar dhe si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s .