E kush më mirë se një person që ka shëtitur gati çdo cep të globit mund të fliste për këtë temë. E ftuar në studion e “Rudina”, autorja emisionit “Check-in”, Albana Nanaj tha se për festat e fundiviti prenontimet duhet të bëhen shumë më herët për shkak të fluksit. Teksa shtoi se përgjatë gjithë muajit në çdo shtet ndjehet atmosfera festive, duke pasur parasysh që përgatitjet nisin shumë më herët se zakonisht.

“Përgatitjet festive tani kanë filluar që në Nëntor, qytetet vishen dhe këto destinacionet e Krishtlindjeve dhe të festave nuk është e thënë që ti të shkosh ditën e Krishtlindjeve ose ditën e Vitit të Ri. Ti mund të fillosh që nga 20 Nëntori bën markatat, bën blerjet e gjithë gjërat e tjera dhe për vjen për Krishtlindje e Vitin e Ri e kalon në familje. Prandaj quhet periudhë festash sepse fillon që nga 8 Dhjetori, është gati një muaj që përfshihet në këtë atmosferë prandaj dhe merr rëndësinë e madhe.”

Albana Nanaj shton gjithashtu se vendet më të bukura sipas saj për të kaluar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri janë vendet dimërore, si New York, Vjena apo dhe vendet nordike.

“Duhet të themi dhe këtë që festat e fundvitit janë bukura në vende dimërore. Unë kam provuar nj herë të jem në Singapor Kuala Lumpur nuk i kishte lezet as pema, e as gjë. Destinacionet dimërore janë më të bukurat. New York periudhën më të bukur ka Krishtlindjes sepse me të vërtet merr një bukur tjetër.”/tvklan.al