Shpresat e ekipit olimpik shqiptar për një medalje në Paris 2024 janë vetëm një ndeshje larg. Mundësi i stilit të lirë, Shermen Valiev do përballet me Rassadin të Taxhikistanit për medaljen e bronztë në kategorinë e peshës deri në 74 kilogramë.
Sfida do të zhvillohet rreth orës 18 të kësaj të shtune, me mundësin 25-vjeçar që ka shansin për t’u bërë edhe i pari sportist shqiptar që fiton një medalje Olimpike.
Klan News