Kryeministri Edi Rama u dorëzoi medaljet e Mirënjohjes dy sportistëve të mundjes, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, të cilët fituan medalje të bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Rama u shpreh se “dy përfaqësuesit e skuadrës sonë olimpike i dhanë Shqipërisë edhe dy medaljet e para olimpike në historinë e saj”.
Kryeministri tha se këto medalje nuk janë të rëna nga qielli, por janë rezultat i një rruge të re transformimesh që janë mundësuar në mbështetje të sportit.
Rama theksoi se vendimi i qeverisë dhe ligji për Sportin sollën një klimë tjetër në sport.
Kryeministri vuri ne dukje se Shqipëria ka arritur të krijojë një kuadër mbështetje ndër më të sigurtët dhe tërheqësit në të gjithë rajonin tonë dhe më gjerë.
Klan News