Rreth 100 sportistë fitues të medaljeve në Paris 2024 i kanë kthyer ato, pasi janë dëmtuar, por janë më tepër ata të cilët kanë patur probleme. Mes tyre janë edhe mundësit e Shqipërisë, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev.

Medaljet e bronzit të fituara në olimpiadë që përbërjen e kanë prej bakri, zinku e kallaji e më pas të lyera me bojë oksidohen nga lagështira.

Nuk ishin të paktë ata të cilët postuan foto që në muajin gusht, duke treguar gjendjen e mjerueshme të medaljeve edhe pse kishin pak kohë që i kishin marrë.

Përfaqësueses të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar thanë për agjencinë AFP se po punohet me kompaninë prodhuese për të kuptuar arsyet e dëmtimit.

Nga ana tjetër sqaruan se janë zëvendësuar vazhdimisht ato me defekt dhe do të vijojë në javët në vazhdim. Sipas të përditshmes franceze “La Lettre” drejtuesit e kompanisë prodhuese “Monnaie de Paris” janë shkarkuar. Në total ishin 5084 medalje që u dorëzuan sportistëve.

Tv Klan