Sokol Cikalleshi ka shënuar golin e parë me skuadrën e Adanaspor, aty ku u transferua në merkaton e dimrit.
Sulmuesi shqiptar rezultoi vendimtar në fund, pasi goli i tij ndihmoi skuadrën për të marrë fitoren 2-1 ndaj Manisa.
Cikalleshi zhbllokoi sfidën në minutën e 19-të. Kavajasi realizoi nga penalltia, të cilën më herët e fitoi vetë.
Ky është goli i parë sezonal në Ligën e Parë turke për 34-vjeçarin, i cili për gjysmën e parë të sezonit ishte pjesë e Tractor në Iran. /tvklan.al