Në javën e 30 të Superligës, vijnë disa ndeshje që vlejnë pikë të rëndësishme për skuadrat për mbijetesë dhe daljen në Europë. Ndeshje e fortë pritet mes Dinamos dhe Elbasanit.

“Është fundi i kampionatit dhe është një ndeshje e fortë siç janë të gjitha ndeshjet e mbetura tani. Është një ekip i vështirë, akoma më shumë në fushën e tyre. Besoj se edhe ne do të jemi në maksimumin tonë për arsye se nuk kemi të gjithë kontingjentin në dispozicion”, shprehet Ilir Daja.

Partizani përballet me Teutën që rrezikon rënien, Bylis dhe Laci kanë sfidë për të qëndruar larg nga zona e ftohë ndërsa, të tre takimet do të luhen të dielën.

Tv Klan