Endri Çekiçi është rikthyer protagonist në ndeshjet e kategorisë së dytë të futbollit në Turqi.
Mesfushori pogradecar shënoi një gol me 11-metërsh duke siguruar fillimisht barazimin për skuadrën e tij Adanaspor.
Në pjesën e dytë, goditja e tij nga këndi u kthye në asist teksa përfundoi në gol.
Titullar në këtë përballje ishte dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi.
Tv Klan