Rey Manaj ka rigjetur formën dhe golat në Turqi, që mungonin nga 25 Tetori. Sulmuesi shqiptar ishte vendimtar me Sivasspor ndaj Kayserispor, duke qenë protagonist në pesë golat e skuadrës së tij.

Sivasspor fitoi 5-2, ndërsa Manaj zhbllokoi sfidën pas vetëm 5 minutave lojë, pas një asisti të marrë nga Bassan. Me një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës, Manaj ia doli ta ndalë topin në rrjetë.

Te goli i dytë 5 minuta me vonë, shqiptari dha pasimin e fundit, para se Piri të shkaktonte autogol. Në fund të pjesës së parë, lushnjari asistoi për Rodrigues i cili realizoi të tretin për Sivasspor.

27-vjeçari asistoi edhe te goli i katërt në minutën e 77-të, i shënuar nga Bassan. Në fund të takimit, Manaj kompletoi dopietën personale, duke vulosur shifrat në 5-2.

Këtë sezon, Manaj numëron gjashtë gola të shënuar në Superligën turke. /tvklan.al