I quajtur San Valentino edhe për shkak se ndodhi ditën e Shën Valentinit, një ciklon goditi Italinë me reshje të dendura shiu dhe dëbore.

Kushtet atmosferike në Itali janë duke u përkeqësuar, me rrebeshe dhe stuhi të forta, veçanërisht në rajonet qendrore. Zonat verilindore dhe Emilia Romagna janë prekur gjithashtu nga moti i keq kryesisht nga reshje dëbore.

Ndërkohë, të enjten moti i keq goditi ishullin Elba me përmbytje. Rrugët dhe lumenjtë janë nën monitorim për shkak të frikës se situata mund të rëndohet akoma edhe më shumë.

Në ishullin italian, autoritetet kanë shpëtuar 80 persona nga banesat dhe makinat e pushtuara nga uji. Në qytetin Portoferraio, zjarrfikësit përfunduan me sukses tre operacione shpëtimi për shkak të rritjes së nivelit të ujit, duke evakuuar banorët e bllokuar në shtëpitë e tyre.

Alarmi për motin e keq është dhënë në të gjithë territorin e Toskanës, Umbrias, Lazios dhe në rajonet e Emilia-Romagna, Marche, Campania, Molise dhe Kalabria.

Klan News