Në programit “Shije Shtëpië”, në Tv Klan, astrologjia Krisanthi Kallojeri ka bërë një përmbledhje për të gjitha shenjat e horoskopit për këtë javë, ku thekson se pak a shumë të gjitha shenjat do kenë fat për shkak të ndikimit të mirë të Hënës së re që u zhvillua dje.
“Jemi përpara një jave shumë të mirë, ku të gjithë do të kenë fat, do të marrin nga ndikimi i mirë i Hënës së re, që u zhvillua dje në orën 12 pa pak minuta me orën e Shqipërisë dhe favorizohen kryesisht Peshorja, Luani, Ujori, Binjakët, Shigjetarët.
Të parën do rendis Peshoren dhe Dashin, të dytën do rendis Bricjapin dhe Gaforren, por këta nuk duhet të veprojnë në mënyrë të nxituar dhe impulsivë. Të njëjtën favorizim kanë Binjakët, Ujorët kryesisht të lindurit në ditët e para të shenjës, këta duhet të kenë kujdes, të mos relaksohen më shumë sesa duhet, por duhet të veprojnë. Gjithsesi të gjithë do të marrim nga pozitiviteti i saj”, është shprehur astrologjia Krisanthi Kallojeri. /tvklan.al