Manchester City duket se ka harruar si fitohet. “Qytetarët” nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Everton në shtëpi.

Në këtë përballje luajti edhe Armando Broja, i cili u aktivizua nga stoli në minutën e 70-të, duke krijuar disa herë rrezik për mbrojtjen e skuadrës së Guardiolës.

Të dy golat e takimit u shënuan në pjesën e parë, ku Bernardo Silva i dha avantazhin City-n në minutën e 14-të, ndërsa për miqtë barazoi Ndiaye në minutën e 36-të.

Me këtë barazim, City mban vendin e gjashtë me 28 pikë, ndërsa Everton renditet në vendin e 15-të me 17 pikë. /tvklan.al