Një 48 vjeçar me origjinë shqiptare ka rënë në prangat e policisë italiane të Hënën.

Siç shkruajnë mediat e huaja, ai mori armën dhe nisi të qëllonte në drejtim të shtëpisë së fqinjit të tij në Vigevano. Mësohet se mes tij dhe fqinjit egjiptian kishte pasur debate dhe më herët, por kësaj here situata agravoi rëndë. 56 vjeçari është larguar me vrap nëpër rrugë, ndërsa shqiptari e ka ndjekur nga pas duke qëlluar me armë.


Në momentin që është arrestuar, policia i ka gjetur dhe një çekiç në dorë. Këtë të fundit dyshohet se e kishte përdorur për të hapur derën e fqinjit, në banesën e së cilit ndodheshin gruaja, dy vajzat dhe mbesa vetëm 4 muajshe.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Fatmirësisht, ndërhyrja e policisë bëri që situata të mos shkonte më tej. 48 vjeçari akuzohet për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”. /tvklan.al