Vendet e Evropës janë të preferuar për shumë udhëtarë të huaj, por shumica e tyre janë të prekur nga turizmi masiv.
Megjithatë sipas revistës amerikane së udhëtimeve ‘CN Traveler’ në Shqipëri vizitorët mund të shijojnë peizazhin e pacënuar në të gjithë vendin të eksplorojnë natyrën, shtigjet e njohura të ecjes në Alpet Shqiptare në veri, dhe të relaksohen në rivierën tonë piktoreske.
Për ata udhëtarë që planifikojnë një udhëtim në vendin tonë, këto janë vendet më të mira për të vizituar në Shqipëri. Për të mësuar më shumë për të kaluarën tonë muzetë në Tiranë janë një mënyrë e mirë.
“Shtëpia me Gjethe”, është një muze intrigues i cili me ardhjen e regjimit komunist, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kjo godinë ishte një qendër hetuesie ku kryheshin tortura ndaj shqiptarëve dhe jepej dënimi me vdekje.
Një pikë tjetër e rekomanduar është Xhamia e Et’hem Beut e cila konsiderohet unike për shkak të motiveve që zbukurojnë afresket e saj. Afër kësaj xhamie ndodhet Kulla e Sahatit, rreth 115 metra e lartë u ndërtua në 1822.
Qytete të pasura me histori janë edhe Berati dhe Gjirokastra, dy qytete të cilat janë caktuar një vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.
Përveç vendeve historike rekomandohet vija bregdetare e Shqipërisë e cila i përshtatet çdo vizitori falë gamës së madhe të mrekullive natyrore, fshatrave piktoreskë dhe plazheve sekrete. Qendra turistike e Sarandës ka plazhe të shumta dhe restoranteve luksoze.
Gjithashtu, rekomandohet një ndalesë në qytetin e bukur bregdetar të Ksamilit.
Një udhëtim i shkurtër me varkë do t’i çojë turistët e huaj tek ishujt e famshëm që përbëjnë pjesën më atraktive të kësaj pike turistike.
Klan News