Pasi kohë më parë i informoi lexuesit e saj për plazhet më të bukura në Shqipëri këtë radhë revista amerikane e udhëtimeve “CN Traveller” ofron një panoramë të asaj që turistët do të gjejnë kur të vizitojnë vendin tonë.
Të vlerësosh vërtetë Shqipërinë do të thotë të kuptosh historinë e saj prandaj Tirana është vendi perfekt për ta bërë këtë.
Shtëpia me Gjethe, një muze intrigues që zë ndërtesën që dikur përdorej nga Gestapo gjatë Luftës së Dytë Botërore është një atraksion turistik mjaft interesant.
Xhamia Et’hem Beut konsiderohet unike për shkak të motiveve që zbukurojnë afresket e saj ndërsa Kulla e Sahatit ofron një pamje nga sheshi Skënderbej dhe përtej. Kur bëhet fjala për tu njohur me historinë shqiptare Berati dhe Gjirokastra janë qytetet e duhura.
Në këtë të fundit rrugët e pjerrëta me kalldrëm i çojnë vizitorët drejt Kalasë së Gjirokastrës, një nga më të mëdhatë në Ballkan që ofron një pamje të pakrahasueshme të maleve. Për të patur një kujtim nga kjo vizitë turistët nuk duhet të harrojnë pa marrë një suvenir të cilat shpesh përfshijnë punime të rralla me dorë.
Vlerësimet shkojnë edhe për vijën bregdetare rreth 450 kilometra e cila ofron diçka për çdo lloj udhëtari. Plazhet e Sarandës ,plazhi i Gjipesë, i Himarës ,Dhërmiut dhe Ksamilit janë ato të rekomanduara. Në shkrim theksohet se në ndryshim nga brigjet e mbushura me turistët të Sarandës është plazhi.
Klan News