Me uljen e temperaturave vijnë edhe uljet e çmimeve gjatë stinës së vjeshtës. Për median prestigjioze CNN Travel kjo është koha perfekte për të udhëtuar. Ndër vendet që sugjeron për këtë vjeshtë është dhe Shqipëria.
CNN thotë se me ardhjen e kësaj stine edhe dyndjet pakësohen duke i dhënë turistëve qetësinë që ata kërkojnë. Udhëtarët që rezervojnë në vjeshtë ka të ngjarë të kursejnë më shumë se 30% në biletat e avionit për në Evropë duke shmangur kulmin e fluksit gjatë verës.
Thotë se Shqipëria është një destinacion që nuk duhet humbur, shtet që ka tërhequr vitet e fundit shumë turistë për shkak edhe të vlerës së madhe që ka si destinacion me kosto të ulëta krahasuar me destinacionet e tjera evropiane.
CNN veçon edhe pikat turistike që duhen eksploruar. Dashamirësit e plazheve mund të pushojnë në plazhet e detit Adriatik, por edhe jugu nuk duhet humbur. Lumi i Vjosës është një pikë tjetër turistikë që përmendet në artikull.
Lumi përhapet duke formuar gërsheta komplekse dhe duke depozituar rërë e zhavorr të bardhë, ndërsa gjarpëron me ngadalë nga njëra anë e shtratit të saj të gjerë në tjetrën. Në veri të Shqipërisë turistët do të gjejnë Bjeshkët e Nemuna një zgjedhje ideale për të apasionuarit pas peizazheve malore.
Klan News