Lara Colturi e mbyll e 13-ta aventurën në Botërorin e skive.

Sportistja që përfaqëson Shqipërinë nuk ia doli të bëj një performancë të mirë në garën e së dielës në Sllallom për të qënë shumë larg pritshmërive.

Në xhiron e parë e 9-ta, por në të dytën nën ritëm vetëm e 23 duke e mbyllur në total e 13.

Kampione u shpall Mikaela Shifrin, e cila shënoi fitoren e 100 dhe podiumin e 155 në karrierë.

Aventura e radhës për Colturin do të jetë në Are të Suedisë. 

Klan News