Sulm me thikë në një treg në qytetin e Mulhouse në Francë. Një 37-vjeçar algjerian vrau një kalimtar dhe plagosi dy policë bashkiakë.

Sipas autoriteteve, agresori bërtiti “Allahu Akbar” para se të niste sulmin brutal.

Presidenti Emmanuel Macron e cilësoi sulm terrorist ngjarjen dhe shprehu solidaritet me familjen e viktimës dhe të plagosurve.

Ai tha se do të vijojë punën për të çrrënjosur terrorizmin nga Franca. 

Autori i dyshuar është një 37-vjeçar algjerian, i cili kishte një urdhër dëbimi nga territori francez për 10 vitet e ardhshme.

Klan News