Lara Colturi ka dhënë një rezultat më të mirë se 1 ditë më parë në Sestriere. Pas vendit të shtatë në slalomin gjigand të premten, u rendit e gjashta të shtunë.

Lara ishte më pak se 1 sekondë larg podiumit që këtë sezon e ka arritur 2 herë në Kupën e Botës. Lara Colturi renditet e pesta në këtë disiplinë dhe e teta në klasifikimin e përgjithshëm.

Fituese u shpall sërish italiania Federica Brignone që po kalon një fortë të shkëlqyer. Të dielën do të jetë gara e slalomit, ndërsa më pas aktiviteti do të zhvendoset në Are të Suedisë.

Tv Klan