Romelu Lukaku është kthyer në objektivin kryesor për Napolin në këtë merkato vere. Kur duhen edhe pak ditë nga fillimi i kampionatit, trajneri Antonio Conte, i ka të qarta idetë dhe kërkon një sulmues.

Tekniku italian i ka bërë të ditur drejtuesve se dëshira e tij është Lukaku dhe dëshiron ta ketë në ekip më çdo kusht, pasi e njeh mirë, për shkak se ka punuar në të kaluarën.

Nisur nga kjo, drejtuesit e klubit italian, kanë hedhur hapa konkretë ndaj një marrëveshje të mundshme dhe kanë bërë ofertën.

Napoli i ka ofruar Chelsea-t 25 milionë euro, plus 5 milionë euro në formë bonuesesh për të marrë shërbimet e belgut.

Italianët janë të bindur se oferta është e mjaftueshme dhe presin përgjigjen e klubit londinez. Lukaku shihet si zëvendësuesi i Victor Osimhen, që këtë verë do të largohet nga të kaltrit dhe këtë ia ka bërë të ditur drejtuesve e stafit teknik. /tvklan.al