Në Baku të Azerbajxhanit mbahet konferenca vjetore e OKB-së COP29 për të diskutuar masat që duhen marrë nga shtetet për të frenuar ndryshimet klimatike.

Në këtë konferencë që do të zgjasë për gati 2 javë, marrin pjesë liderë nga rreth 200 shtete.

Baku, ku po mbahet COP29, është kryeqyteti i Azerbajxhanit, vend prodhues nafte.

Në fokus të diskutimeve do të jetë mënyra se si planifikohet që të kufizohet rritja e mëtejshme e temperaturës globale në 1.5 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve të deritanishme, 2024 pritet të jetë viti më i ngrohtë në histori i regjistruar ndonjëherë.

Viti 2024 është shoqëruar nga i nxehti ekstrem në disa vende, por njëkohësisht edhe me reshje intensive që kanë shkaktuar përmbytje katastrofike dhe vdekjeprurëse. /tvklan.al