Pas shtetrrethimit në 9 qytetet më kryesore të Francës, edhe në Britaninë e Madhe ka filluar marrja e masave.
Londra, duke filluar që nga fundjava e ardhshme, do të ketë kufizime të lëvizjes. Qytetarët janë njoftuar që të shmangin frekuentimin e lokaleve të natës, pubet, si dhe të përdorim sa më pak që të jetë e mundur transportin publik.
Nga ana tjetër, BBC raporton se qyteti i Manchester ka vendosur nivelin më të lartë të kufizimeve.
Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka thënë se nuk ka mundësi tjetër për të reduktuar numrin e infektimeve.
“Askush nuk do kufizime, por kjo masë konsiderohet e nevojshme për të mbrojtur londinezët”, është shprehur Khan.
Kryebashkiaku i Londrës bëri me dije gjithashtu se po i bën thirrje qeverisë për më shumë mbështetje financiare, duke shtuar se “kemi dimër të vështirë përpara”. /tvklan.al