Rikthehen ofertat e çmendura në “GoTech”. Të gjithë klientët mund të përfitojnë për të bërë blerje duke kursyer sa më shumë.
Hario Reçka, drejtor shitjesh “GoTech Electronics”: Për të qenë sa më afër konsumatorit, “Gotech Electronics” ofron produkte shumë cilësore me çmime të leverdisshme nga data 19 deri në datën 22 Shtator çdo produkt do ta gjeni me ulje dhe gjithashtu e merrni me këste me 0% interes.
Rrjeti i dyqaneve Gotech Electronics, një ndër kompanitë lider në tregun shqiptar për elektroshtëpiake dhe produkteve elektronike, me market më të mira ndërkombëtare, në fokus ka klientin.
Hario Reçka, drejtor shitjesh “GoTech Electronics”: Nga gjitha gama e gjerë e produkteve, unë po përmend disa prej tyre, televizori “Hyundai” 50 polsh, lavatriçen “Candy” 8 kg me klasin e energjisë 3 plus, këtë herë e merrni me super çmim si kurrë më parë, frigoriferin “Hyundai” modelin e vitit 2024 dhe sigurisht nuk kishte si të mungonte në këtë ofertë kaq të madhe produkti më i shitur, hekuri “Tefal” me kaldajë.
Ofertat prekin të gjithë rrjetin e dyqaneve “GoTech”.
Hario Reçka, drejtor shitjesh “Gotech Electronics”: Nxitoni! Çudia në “GoTech” zgjat vetëm pak ditë.
“GoTech Electronics” numëron 25 dyqane në të gjithë Shqipërinë, ku përveç ofertave, ofron edhe një shërbim profesional.
Tv Klan