Emocionet kanë aromë ngjitëse. Madje në rastet pozitive, mund të ndihmojë të tjerët për të kaluar ankthin social, që shumë persona në botë e vuajnë. Ankthi social etiketohet një frikë, ndonjëherë e extreme, ndaj situatave sociale si të folurit në publik, apo persona që njohim pak, fenomen që shkakton blllokim.
Ndërkohë që aromat publike nuk kanë të bëjnë me ato të pakëndshme, por janë sinjale trupore të prodhuara nga inidividi dhe të shpërndara në mjedis nëpërmjet djersës. Këto perceptohen nga të tjerët, në mënyrë të pavullnetshme, dhe mund të ndikojnë sjelljen e destinatarit e të krijojnë një përgjigje emocionale të ngjashme me gjendjen shpirtërore të individit që i ka përhapur.
Pra energjia e dikujt përhapet në mënyrë të pavullnetshme dhe është ngjitëse emocionesh, qofshin këto pozitive apo bllokuese, dhe janë aromat tona thelbi i komunikimit.
Ekspertët po mendojne tani që pikërisht aromat sociale t’i përdorin si katalizatorë psikologjikë për të ndihmuar ata që kanë probleme të tilla, duke shfrytëzuar dinamizmin apo buqetën e emocioneve pozitive që përhapin shumë individë.
Klan News