Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ishte i vetmi zyrtar i lartë nga Serbia që ka reaguar për votën pro Kosovës nga Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës.
Ai e cilëson këtë si një ditë turpi për këtë Asamble, pasi sipas tij, u votua që të bëhet anëtar një diçka që nuk është shtet.
Daçiç shtoi se Serbia do ta vazhdojë luftën e saj “me të gjitha forcat” në mënyrë që vendimi të mos miratohet në Komitetin e Ministrave më 16 Maj.
Tv Klan